“Jam zhgënjyer”/ Efi dhe Samiu sqarohen: Ti lëmë gjërat, më mirë kjo në rrugën e vet, unë në rrugën time

29/11/2021 20:08

Efi dhe Samiu kanë diskutuar me njëri-tjetrin pas përplasjes që patën në Për’puthen Prime. Ditën e sotme, Efi tha se është shumë e zhgënjyer sepse ai u ndikua nga fjalët e Bashkimit pasi para se të futeshin në emision po i qëndronte shumë pranë dhe thoshte se do të luftonte për të.

Efi: U zhgënjeva tepër shumë sepse 10 minuta më parë, Samiu ishte ngjitur meje dhe më shprehte pëlqimin. Më pas futet aty dhe dëgjon një fjalë të thënë nga Bashkimi dhe merr atë lloj reagimi. Në fund të takimit, i kam kërkuar dhe falje që mbase jam shprehur gabim por janë disa veprime të tij që mua nuk më pëlqyen dhe doja t’i shprehja sepse kështu jam. Nëse atij i duket arrogancë, unë kjo jam. Nëse nuk i pëlqej papritur, nuk ka problem. Mirupafshim.

Sami: Edhe unë jam ndjerë i zhgënjyer. Në sytë e mi janë dukur ashtu dhe ashtu e kam thënë. Atë që kam dashur të them, e kam thënë. Jam ndjerë i zhgënjyer pas takimit. Kishte injorim. Ke bërë disa gjeste që nuk është dashur t’i bësh.

Efi: Nëse njeriu e ka këtë gjë, ka një stepje. Por të gjithë e kanë parë që nuk ke ndryshuar fare pas takimit tonë.

Sami: Më mirë ti lëmë gjërat, kjo në rrugën e vet, unë në rrugën time.

FOTO GALERI
7/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA