Iraku rikthen me avionë qindra refugjatë pas dhunës në kufirin Poloni-Bjellorusi (fotot)

29/11/2021 16:51

Disa qindra emigrantë të dëshpëruar, të bllokuar në kufirin e Bjellorusisë duke tentuar të kalojnë në Poloni, janë detyruar sot të marrin fluturimet e kthimit për në Irak.

Një eksod madhor pritet të ndodhë teksa mijëra azil-kërkues janë bllokuar në temperatura nën zero, mes konfliktit politik të Bjellorusisë dhe Bashkimit Evropian.

Familjet nga Lindja e Mesme, Afrika e Azia shpresojnë të kalojnë në BE nga Polonia, teksa Perëndimi akuzon presidentin Alexander Lukashenko se ka krijuar një krizë artificiale emigracioni si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të vendosura nga BE.

Por emigrantëve po u mohohet hyrja në Poloni, në atë që grupet e të drejtave quajnë “abuzim me të drejtat e njeriut”.

Kanë qenë të shumta skenat e dhunës në përplasjet mes emigrantëve dhe ushtarëve polakë, teksa këta të fundit kanë përdorur ujë me presion, ndërsa ka pasur raportime për përdorim të gazit lotsjellës, për të cilin BE thotë se është përdorur nga emigrantët, që e kane marrë në zotërim nga forcat bjelloruse.

Tani një prej vendeve të orighjinës, Iraku po ofron të riatdhësojë qytetarët e vet.

Në pmajet e ardhura nga aeroporti i Minsk shiheshin refugjatët irakenë që prisnin të ngjiteshin në bord.

Disa fluturime të linajve Iraqi Airways janë ngritur gjatë fundjavës, raporton Daily Mail.

Shaho Omar dhe disa miq të tij thanë se po hiqnin dorë nga planet për të arritur në Gjermani që më pas të udhëtonin drejt Anglisë, pas lajmit të tragjedisë së 27 refugjatëve të mbytur gjatë tentativës së kalimit të ngushticës së Calais.

I riu tha për New York Times: “Ajo që u ndodhi atyre mund të na ndodhë edhe ne, kjo na tronditi. Policia na ka marrë paratë, celularët, pas doni para që të na i kthenin”, tha ai sipas medias.

Lideri i Bjellorusisë kishe paralajmëruar më herët BE se do ta përmbyste me refugjatë në kundërpërgjigje të sanksioneve, të cilat u vendosën pas uljes së detyruar të një avioni me një disident të njohur bjellorus, shkruan britanikja Metro.

Por Polonia dhe vende të tjera të BE kanë sjellë forca të shumta sigurie në kufi për të ndaluar vërshimin e emigrantëve.

FOTO GALERI
9/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA