Propagandistët serbë dezinformojnë rreth sulmit në Gllogjan, vijnë reagimet nga Kosova

28/11/2021 01:21

Tre persona kanë humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e së premtes në një autobus në Gllogjan të Deçanit, i cili po transportonte nxënës. Pas këtij sulmi, Policia dhe Prokuroria e Kosovës kanë thënë se janë duke punuar në zbardhjen e këtij rasti.

Mirëpo, zyrtarë dhe mediet në Serbi kanë vazhduar propagandën e tyre, duke e cilësuar këtë sulm si terrorist. Lidhur me këto pretendime ka reaguar edhe shefi i kabinetit të Presidencës së Kosovës, Blerim Vela duke i cilësuar këto si narrativa të rreme nga regjimi serb.

“Paralajmërim dezinformues: Një ekspert i vetëshpallur kundër terrorizmit, i cili është në listën e pagave të [Milorad] Dodikut, propagandon narrativë të rreme të regjimit të Serbisë për sulmin tragjik në Gllogjan. Sulmi nuk kishte të bënte me terrorizmin dhe Policia e Kosovës po punon për të sjellë para drejtësisë autorin(ët) sa më shpejt”, ka reaguar Vela në profilin e tij në Twitter.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA