![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/4cc682bb-8336-488d-a87a-6ef57baec9ad_w1597_n_r1_st_s_sd-800x450.jpg)
13/02 08:08
Me qindra vetë morën pjesë ditën e sotme në ceremoninë e varrimit të dy nxënësve që u vranë dy ditë më parë në Gllogjan të Deçanit pas sulmit ndaj autobusit me të cilin ata udhëtonin.
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka ndarë edhe momentet nga ceremonia e lamtumirës.
Ndërkohë që i pranishëm në varrim ishte edhe kryeministri Albin Kurti e kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Po sot iu dha lamtumira edhe shoferit të autobusit, që po ashtu mbeti i vrarë nga sulmi me armë zjarri ditën e premte.
Policia e Kosovës ka dhënë 20 mijë euro shpërblim për këdo që ka informacion për autorin e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Top Channel