Gjashtë raste të reja me Covid në Kosovë/ MSH bën thirrje të respektohen masat kufizuese pas përhapjes së variantit “Omicron”
28/11/2021 16:34
Gjashtë persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, nga 1,514 testime të kryera në 24 orët e fundit në Kosovë.
Pesë qytetarë të tjerë janë shëruar, ndërsa sipas Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht në vend numërohen 335 raste aktive.
Një ditë më herët, Ministria e Shëndetësisë paralajmëroi se gjatë javës së ardhshme do të rishqyrtohen masat kundër pandemisë.
Po ashtu, MSH-ja kërkoi nga qytetarët që të respektojnë masat në fuqi pas përhapjes së variantit të ri Omicron, i cili për herë të parë u identifikua në fillim të nëntorit në Afrikën e Jugut.
Raste me këtë variant janë raportuar edhe në disa shtete të Evropës. Ky variant besohet se është më i transmetueshëm sesa variantet paraprake.
Top Channel