2 automjete përplasen në Krujë, plagoset një punonjës policie

28/11/2021 08:09

Një aksident ka ndodhur në Dreven të Krujës ku 2 automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Policia njofton se njëri prej mjeteve të përfshira në aksident drejtohej nga një punonjës policie, shtetasi me inciale N. H., 57 vjeç ndërsa mjeti tjetër drejtohej nga shtetasi me iniciale M. B, 30 vjeç.

57-vjeçari, ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel