”Shembullorë e të shkëlqyer”/ Kush ishin dy nxënësit e vrarë në autobusin e shkollës!

27/11/2021 12:09

Koordinatori i Shkollës së Mesme Ekonomike “Kadri Kusari” në Gjakovë, Arben Sufaj, rrëfeu në emisionin A23 në ATV se 16 vjecari nga Gllogjani, që mbeti i vrarë nga sulmi i armatosur mbi autobusin me të cilin udhëtonte, kishte qenë me shokët e klasës për një ekskursion në Malishevë, për t`u kthyer me pas në Gjakovë.

Sufaj e përshkroi Ledion si një nxënës shumë të urtë e të sjellshëm e shtoi se ky lajm i tronditi të gjithë.

Ishin në Malishevë e nga ora 13.30 u kthyen në shkollë përsëri. Paskësaj, ka vazhduar udhëtimin drejt Gllogjanit. Lajmi për ne si staf i shkollës dhe si kolektiv ishte tepër i trishtë, ishte një nxënës shembullor”, tha koordinatori.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 19:00 të së premtes. Mes fshatrave Shaptej dhe Gllogjan, një autobus që transportonte nxënës nga Gjakova për në Deçan, u sulmua nga një person i maskuar duke lënë të vdekur tre vetë. Ndërkohë Merita Cula, mësuese e vajzës që humbi jetën në episodin tragjik, Gentiana Mustafa,e përshkroi edhe atë mes lotësh si një nxënëse të shkëlqyer.

“Tre vjet kamë qenë kujdestare e klasës, nuk ka munguar një herë , jemi shokuar të gjithë”, u shpreh ajo për 17 vjecaren. Të afërm të saj thonë se ëndrra e madhe e vajzës ishte të bëhej doktoreshë. Familjarët janë në gjendje të rëndë, ndërsa thonë se deri tani, nuk kishte pasur asnjë proboleme me atë linjë autobusi.

Top Channel