Ndarja nga jeta e Hueyda El Saied, flet miku i saj Arjan Konomi: Jetoi me dinjitet e të qeshura, ishte emancipim i femrës

27/11/2021 21:07

Opinionisti Arjan Konomi ka folur për humbjen e mikeshës së tij Huyeda El Saied, të cilën tha se do ta kujtojë gjithmonë si një shembull frymëzues për emancipimin e femrës.

Teksa kujtonte se si nisi karrierën, Konomi tha se artistja, e cila u nda nga jeta në moshën 46-vjecare nuk dëshironte që të bëhej publik fakti se vuante nga tumori dhe u kujdes që të mos flitej për këtë cështje nga asnjë prej miqve të saj.

Ditën e sotme, në puntatën e Për’puthen Prime, Arjan Konomi tha:

“Humbi një nga personat më karizmatik të ekranit, Hueyda El Saied, mikesha ime e ngushtë. Para disa javëve, kur ishte muaji i sensibilizimit të tumorit në gji iu referova një personi të shtrenjtë që vuante nga kjo sëmundje dhe ishte pikërisht për Hueydën, pavarësisht se ajo nuk deshi në asnjë moment dhe jetoi me dinjitet, ëmbëlsi e të qeshura dhe jetoi deri në fund të jetës së saj që të kishte kuptim çdo sekond i jetës së saj.

Ishte një shembull frymëzues jo vetëm për emancipimin e femrës se ishte nga ato vajza edhe me ngjyrë, gjysmë e huaj që filloi hapat e parë që fëmijë në ekran dhe nga ato që u mor me balet e këngë, revolucionarizoi imazhin e femrës shqiptare, ndikoi në emancipimin e saj por mesazh më të bukur jepte me mirësinë, buzëqeshjen, dëlirësinë që e pati deri në sekondat e fundit të jetës dhe tregon që jeta është e bukur dhe do shijuar në çdo moment të saj, pavarësisht se si vjen.”

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA