Kaos në futbollin anglez, Lampard “ndez zjarrin” dhe shkaktoi një konflikt masiv në fushë, në Southampton.
Anis Mehmeti vijon të dhurojë performanca të shkëlqyera në League One të Anglisë, teksa pasditen e sotme ka shënuar një tjetër gol, këtë herë në transfertën ndaj Sheffield Wednesday, ku Wycombe mori një barazim 2-2.
Në një “mini-derbi” shqiptar me Florian Kamberin, fantazisti i Shpresave kuqezi, gjeti golin e avantazhit për Wycomben në minutën e 23-të, ndërsa më pas vendasit përmbysën me nga një gol për çdo pjesë.
Megjithatë Wycombe mori një pikë falë golit të barazimit, të shënuar nga Obita në të 65-ën dhe tani e sheh veten në vendin e tretë me 38 pikë, aq sa kanë edhe vendi i parë e i dytë.
Ky ishte goli i tretë në harkun e një jave për Anis Mehmetin, që të shtunën e kaluar humbi një penallti, ndërsa në mesjavë shënoi dy herë në fitoren 0-3 në transfertën ndaj Plymouthit.
Top Channel