Këngëtarja Fifi vendosi disa ditë më parë të lente përfundimisht shtëpinë e “Big Brother”.
Ajo vendosi të largohej për arsye se nuk ndihej mirë me shëndetin e saj dhe se kishte nevojë të merrej me veten.
Largimi i saj la shumë tronditje dhe habi tek banorët.
Ajo u komentua shumë nga banorët por dhe nga publiku jashtë.
Ne studion e “Big Brother” ajo është shprehur se është shumë mirë nga ana shëndetësore.
“Për të gjithë ju që më keni akuzuar se kam probleme mendore dhe psiqike ajo është totalisht një gjë e ekzagjëruar dhe e shpifur për tu thënë.Unë jam shumë mirë.Mos harroni se nëse më keni lënduar mua ju këni lënduar dhe familjen time.Dua ti kërkoj falje publike publikut i cili është shqetësuar për mua dhe gjendjen time në ato momente,”-tha këngëtarja.
Top Channel