“Duam titullin”, Da Silva: Vuaj nga problemet muskulore, kjo Vllazni ka shumë potencial

27/11/2021 23:58

Da Silvës i mjaftuan pak sekonda për të shënuar golin e fitores për Vllazninë, që mposhti 1-0 Laçin dhe renditet momentalisht në vend të tretë në Abvissnet Superiore, me pesë pikë më pak se Tirana kryesuese.

Lojtari brazilian foli në “Gol pas Goli” në Supersport rreth fitores, garës së fortë në kampionatin shqiptar dhe situatës së tij.

“Çfarë më mungon për të qenë lideri i Vllaznisë dhe i kampionatit? Kam patur disa probleme muskulore, po mundohem që të rikuperoj formën time fizike nga ndeshja në ndeshje për të ndihmuar Vllazninë.

Ndryshimi me vjet? Nuk më pëlqejnë krahasimet. Kemi një skuadër me më shumë kualitet këtë sezon, por duhet të përshtatemi dhe të jemi më shumë grup. Shpresoj të fitojmë kampionatin.

Kam probleme në rikuperimin e muskujve. Një dëmtim që mund të jetë shumë i vogël, mund të jetë shumë i gjatë për mua. Po punoj më shumë se të tjerët në palestër, kjo shihet edhe në fushën e lojës”, përfundoi 26-vjeçari latin.

Top Channel