Policia ka arrestuar tre persona në Tiranë për vepra të ndryshme penale, ndërsa një tjetër e ka shpallur në kërkim.

Sipas njoftimit të policisë janë arrestuar: A.B., 20 vjeç, pasi në telefonin e tij janë gjetur programe që përdoren për vendosjen e lotove sportive.

A.M., 39 vjeç, pasi u konstatua duke ndërtuar një objekt, në Tufinë, pa lejen e organeve kompetente.

E.T., 28 vjeç, pasi gjatë kontrollit të mjetit të tij iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa dhe disa mjete të ndryshme prerëse.

Po ashtu, është shpallur në kërkim shtetasi L.A., 32 vjeç, pasi dyshohet se në vitin 2019 ka kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, pa dëshirën e saj.

Top Channel