Moti i keq ka përfshire sot të gjithë vendin me reshje shiu dhe dëbore ne juglindje  

Moti i keq ka pezulluar përkohësisht lundrimet. Përkeqësimi i kushteve atmosferike ka sjellë vonesa të theksuara në lundrimin e trageteve mes dy brigjeve të Adriatikut. Natën e kaluar lundrimet janë pezulluar nga portet e Durrësit dhe Barit, duke e zhvendosur grafikun e lëvizjeve me disa orë. Rreth orës 09.30 ka mbërritur në Durrës një nga dy tragetet e linjës së Barit, ndërsa tjetri parashikohet të mbërrijë pas mesditës.

Pika turistike e Dardhës është zgjuar mëngjesin e sotëm e zbardhur nga bora. Sikurse shihet edhe nga pamjet sasia e rënë e borës është e konsiderueshme, saqë makinat do duhet të përdorin zinxhirë.

Po ashtu edhe qyteti i Lezhës është zgjuar me temperatura të ulëta dhe reshje të dendura shiu. Që prej orëve të para të mëngjesit reshjet e shiut kanë qenë të dendura në të gjithë qytetin.

Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë edhe qytete të tjera, mes të cilave edhe Tiranën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA