Kryeministri Edi Rama ka sqaruar qëllimin e sekretariatit të koordinuar ndërqeveritar që do të raportojë pranë të dy zyrave për çdo problematikë.Kjo marrëveshje u dakordësua në Prishtinë, ndërsa në mbledhjen e sotme ndërqeveritare.
Rama thotë se ky sekretariat do të koordinojë aktivitetin institucional të të dyja palëve jo vetëm në nivelin ministror por edhe organizatave apo shoqatave që kanë një ndërveprim të angazhuar mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Rama: Sekretariati koordinues ka për detyrë të informojë në mënyrë periodike dhe të analizojë zbatimin e marrëveshjeve mes palëve pranë dy zyrave përkatëse të dy kryetarëve të qeverive. Ndërkohë të informojë në kohë reale zyrat përkatëse lidhur me çdo problematikë për marrëveshjet apo mbushjen e angazhimeve. Sekretariati bashkëpunon ngushtësisht dhe koordinon aktivitetin institucional të të dyja palëve jo vetëm në nivelin ministror por edhe organizatave apo shoqatave që kanë një ndërveprim të angazhuar mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe me komunitetin e biznesit dhe prodhuesve në të dy anët e kufirit. Ky protokoll bashkëpunimi hyn në fuqi sot.
Top Channel