Nis mbledhja Shqipëri-Kosovë/ Batuta e Ramës: Shpresoja t’ju prisja me diell, por shpresoj që shiu të jetë…

26/11/2021 10:25

Kryeministri Edi Rama ka hapur mbledhjen mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë, që është edhe takimi i 7 ndërqeveritar mes dy vendeve. Rama e ka nisur fjalën e tij me një batutë sa i përket motit të keq, për të cilin thotë se shpreson që të jetë një ogur i mirë, edhe pse do kishte dëshirë që t’i priste ata me diell.

“Shpresoja që t’ju prisnim me diell, por shpresoj që i gjithë ky shi edhe të gjithë këto pika që kemi mbi kokë të jenë ogur i mirë. Është si gjithmonë kënaqësi që të jemi bashkë. Ky është takimi i 7 ndërqeveritar i Shqipërisë dhe Kosovës mes dy qeverive dhe sot mblidhemi pas një viti sfidues për shkak të pandemisë, por edhe pasi kemi arritur sidoqoftë të kemi një numër të konsiderueshëm gjërash që janë diskutuar dhe janë vënë në vijë. Kemi një numër të konsiderueshëm marrëveshjesh dhe një pjesë janë në rrugën e zbatimit dhe një pjesë tjetër janë zbatuar”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA