Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur, në mbledhjen mes dy qeverive, tre marrëveshjet e Ministrisë së Brendshme kosovare me atë shqiptare.
Tre marrëveshjet janë lëvizja e lirë me leje kalimi të veçantë deri në 30km në secilën anë banorët e kufirit, rikategorizimi i pikës Krushevë-Shishtavec nga kategoria C në atë BE, si dhe marrëveshja për lehtësimin e procedurave për marrjen e lejeqëndrimeve.
“Do definohet lëvizja e lirë e brezit kufitar. Ndarja e kufirit ndau në mënyrë të pamëshirshme familje, farefise, shoqëri e zona kulturore që kishin jetuar bashkë për shekuj me radhë.
Banorët do kenë mundësi të lëvizin lirshëm me leje kalimi të veçantë deri në 30km në secilën anë. Lëvzija e lirë do ta ringjallë atë komunitet kulturore e ekonomik, dhe do lehtësojë jetën e banorëve të brezit kufitar, të cilët kanë lidhje familjare mes tyre. Do hapen pika kufitare të përkohshme kalimi kudo që të paraqitet nevoja. Do zhvillohet ekonomia dhe tregjet lokale do rriten shërbimet mes dy vendeve.
Marrëveshja 2 është ajo për rikategorizimin epikës Krushevë-Shishtavec. Nga kategoria C do kalojë në kategorinë B. Do bëhet pikë e rregullt e kalimit kufitar me kapacitet të plotë pune dhe do të punojë në 24/7 për trafik të udhëtarëve, dhe posaçërisht atyre shtetasve të huaj, mjeteve dhe mallrave jokomerciale.
Marrëveshja për lehtësimin e procedurave për marrjen e leje-qëndrimeve, e cila do prodhojë lehtësim në marrjen e leje-qëndrimit të përkohshëm që tani do merret për 5 vite. Do ketë lehtësim dhe heqje të barrierave burokratike”, deklaroi Svelça.
Top Channel