Durrësi është qendra e tragjedisë që ndodhi mëngjesin e 26 nëntorit të vitit 2019. Në këtë qark ishte numri më i madh i viktimave por edhe numri më i madh i të pastrehëve.

Deri më tani 214 familje në Durrës janë strehuar ndërsa vijon ndërtimi i pallateve në Manzë. Rudina Mucaj do na tregojë tani historinë e një banori të Durrësit që çdo ditë shikon se si shtëpia e tij e re po ndërtohet.

Flamur Topallaj nga Durrësi dy vite më parë humbi shtëpinë. Ai banonte në katin e gjashtë të një pallati që u shemb. prej dy vitesh ai po pret që të hyjë në shtëpinë e re në një pallat të ri. Ndërsa pallati po ndërtohet ai shkon çdo ditë të shikojë se po merr formë shtëpia e re.

Flamur Topollai, banor i lagjes 7: Kam qenë banor i atij pallati që e shkatërro tërmeti si shumë të tjerë. Unë jetoja në katin e gjashtë dhe tmerri ishin depozitat që kisha mbi kokë. Unë kisha 16 depozita nga 10 mijë litra secila kjo ishte tmerr. Atë ditë që do të ndahet hyrja për mua do të jetë ndër më të lumturat. Vij çdo ditë të shoh pallatin tim se ku do të jetoj unë.

Qindra familje mbeten pa një çati mbi kokë. Dy vite më pas Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Saka, thotë se procesi i rindërtimit do të mar fund në vitin 2022.

“Ne kemi arritur që të fusim në banesat e tyre 214 familje të cilat janë të pozicionuar në njësitë administrative në qytetin e Durrësit. Kemi në proces të avancuar të punimeve 11 pallate, 2 janë në qytetin e e Durrësit dhe 9 në Manëz. Ndërkohë ka filluar puna edhe për pallatin e Shkozetit, 4 objekte tek Lura, Ahmet Dakli që janë lagje të Durrësit dhe Dali Peza që është në kantier. Përveç lagjes së re të Spitalles e cila puna ka ecur mire për sa i përket infrastrukturës. Pretendojmë që si afat përfundimi të punimeve të kemi vitin 2022”, u shpreh Emiriana Sako, kryetarja e bashkisë Durrës.

Durrësi ka numrin më të madh të të pastrehëve të tërmetit. Të gjithë do marrin shtëpi të re, ndërsa ndërtimi po vijon dhe sipas parashikimeve përfundon brenda vitit 2022.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA