Linja hekurudhore Durrës-Prishtinë/ Ministrat japin detajet, Balluku: Nuk zgjatem shumë se nuk i pëlqen kryeministrit tim

26/11/2021 11:21

Ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu ka folur për një nga marrëveshjet që do të nënshkruhen sot në mbledhjen ndërqeveritare që ka të bëjë me ndërtimin e linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë.

Sipas tij, do i rritet vlera portit të Durrësit për të arritur komunikime me linja të tjera hekurudhore në mënyrë që qarkullimi i mallrave të bëhet përmes Shqipërisë-Kosovës dhe vendeve përreth.

Aliu: Kam kënaqësinë që të kem mundësinë të bëj prezantim për memorandumin që ka të bëjë me ndërtimin e linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë. Përpos që do të plotësojë një ëndërr në kuptimin historik, do të bëjë një punë të rëndësishme drejt bashkëpunimit ekonomik të dy vendeve për shkak se do të lidhë portin e Durrësit që synon të jetë zhvillohet në një port të transportit të mallrave me Prishtinën e përmes kësaj linje, ky port do të ketë komunikimin e drejtpërdrejtë përmes linjave që lidhin Prishtinën me Nishin, Sofjen e Stambollin dhe përmes Lushakun e Beogradin, Budapestin e Vjenën dhe Hanin e Elezit me Shkupin e Selanikun. Porti i Durrësit do të ketë mundësi të lidhet drejtpërdrejt me një port tjetër.

Këtij porti do ia shtojmë vlerën. Një rëndësi tjetër e veçantë e cila shton mundësinë e zhvillinmit të të dy vendeve është se edhe porti i Tivarit do të ketë mundësi shumë më të mira të komunikimit përmes kësaj linje hekurudhodre. Aspekti teknik nga hulumtimet që kemi arritur të gjejmë në Shqipëri e Kosovë i bie që dhe aspekti teknik është i favorshëm me linjat e tjera që lidh Tivarin me Beogradin. Po ashtu duhet ti shtohen dhe element që lidh Jonin e Adriatikun drejt Kroacisë dhe i gjithë qarkullimi i mallrave do të bëhet përmes Shqipërisë-Kosovës dhe më pas në vendet përqark Kjo do të ishte e një rëndësie të veçantë. Po nënshkruajmë këtë memorandum në Elbasan, ku kam qenë në shkollë me Evis Kushin dhe mbase mblidhemi për të pirë kafe me shokët tanë të klasës dhe kjo ma shton gëzimin e këtij nënshkrimi.

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku zgjodhi të mos zgjatej duke thënë se kryeministrit Rama nuk i pëlqen kjo gjë. Në fjalën e saj tha se një tjetër projekt për të cilin pritet të nisin bisedimet brenda këtij viti është porti ekzsitues i Durrësit që do të zhvillojë turizmin.

Balluku: Hekurudhat janë mënyra e transportit më eficente. Ajo çka është më e rëndësishme është nxitja dhe rritja e volumeve të tregtisë që do të ketë mes dy vendeve tona. Përmend Porto Romano që tashmë ka nisur, është më modernja në zonën e Mesdheut jo vetëm në Ballkan. Kosova është vendi me të cilin Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksportit të mallrave në krahasim me vitin 2020. Ndërkohë 20% e mallrave, në Porto Romano kanë destinacion Kosovën dhe 35% e mallrave që vijnë nga Durrësi vijnë nga Kosova.

Do të ndaloj dhe në një projekt tjetër, porti ekzistues i Durrësit që kthehet në një nga marinat më të mëdha në Mesdhe. Do të jetë një pol i turizmit që nuk do të jetë vetëm për Shqipërinë, por edhe për Kosovën. Nuk do të jetë vetëm për transportin e mallrave por do të lidhë portin brenda qytetit të Durrësit dhe të gjithë zonën ekonomike që do të zhvillohet me turizmin me Prishtinën duke i dhënë akses të gjithë qytetarëve të Kosovës. Nuk do të zgjatem shumë sepse kryeministri im nuk i ka qejf fjalët e gjata, por ne jemi besimplotë se dhe ky projekt i përbashkët do të ecë me ritme të plota. Ne zotohemi të dyja ekipet që të përmbyllim sa më shpejt fazën e parë për të pasur produktit dhe për të pasur projektit të detajuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA