Ministrja e Financave të Shqipërisë, Delina Ibrahimaj, tha se marrëveshja e nënshkruar nga Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës, për sigurimet shoqërore i shërben qytetarëve dhe lehtëson jetën e tyre.
“Do të lehtësojë të gjitha bizneset që operojnë në të dyja palët e kufirit. Kemi marrë hapa shumë të mirë që nga hera e fundit për uljen e numrit të skanimeve që ishte një përgjegjësi që morëm dhe jam e bindur që takimi i sotëm do ta vlerësojë tre marrëveshjet dhe protokollet që u firmosën nga drejtorët e doganave dje”, tha Ibrahimaj.
Nga ana tjetër ministri i Financave të Kosovës, Hekuran Murati u shpreh se kjo marrëveshje kompleton tregun e përbashkët të punës dhe qytetarët nga të dyja vendet do kenë mundësi të përfitojnë.
“Kjo e kompleton pikturën e tregut të përbashkët të punës së qytetarëve nga të dyja vendet do kenë mundësi të përfitojnë. Me këtë marrëveshje do ketë eksportim të pensiooneve dhe bashkim të periudhëave për ata që kanë pasur rastin të punophjnë nga të dyja anët e kufirit”, tha Ministri.
Top Channel