Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në fjalën e tij në mbledhjen mes dy vendeve ka kërkuar që shtete mes tyre të jenë sa më të integruar me qëllim që të lehtësohet jeta dhe puna e qytetarëve në të dyja anët e kufirit.
Po ashtu Kurti theksoi se duhet të flasin si diplomatë, por njëkohësisht të punojnë si patriotë.
“Le të flasim si diplomatë, por të punojmë si patriot. Sa më i mirëndërtuar horizonti i marrëdhënieve tona aq më i mirë do jetë integrimi në BE. Integrimi ynë është strategjik, por edhe qëllimor. Progresi i marrëveshjeve duhet të shoqërohet me cilësi në zbatimin e tyre se janë sa me rëndësi ekonomike edhe historike.
Sa më të përafruar dhe më të njësuar që jemi me qëndrime aq më të fortë dhe të fuqishëm do të bëhemi se do jemi më shumë se dy shtete, por të përqendruar duhet ta gjejmë thirrjen tonë të përbashkët. Sa më të integruar që të jemi aq më e mirë do bëhet jeta e qytetarëve tanë. Njerëzit tanë duhet të punojnë, t’u lehtësohet qarkullimi dhe qëndrimi”, tha Kurti.
Top Channel