”Falenderoj familjen dhe Pajtimin”, Arbri lexon kartolinën e tij
26/11/2021 13:33
Dita e falenderimeve është festuar edhe në shtëpinë e ‘’Big Brother Vip’’.
Për banorët ishte organizuar një mbrëmje surprizë, me ushqim dhe muzikë të mirë.
Në kuadër të kësaj dite të shënuar, ata kanë shkruar edhe nga një kartolinë ku i dedikonin nga një falenderim personit më të dashur jashtë por edhe njërit prej banorëve.
Edhe Arbri si shumica e banorëve falenderoi familjen e tij si institucionin mbi të cilin ai u rrit, u mbështet dhe u formua.
Ai nuk harroi të shkruante edhe disa rreshta për Pajtimin, mikun e tij më të mirë për të cilin tha: Kur më ka ardhur oferta për të hyrë në këtë shtëpi unë nuk kisha guxim, dhe me Pajtimin e mora këtë siguri.
Top Channel