Pas Durrësit, qyteti më i goditur nga tërmeti ishte Tirana. Më mijëra familje humbën shtëpitë e tyre të cilat u bënë të pabanueshme dhe të rrezikshme.

Për një kohë të gjatë ata qëndruan në çadra, në shtëpi me qira ose tek të afërmit dhe vetëm së fundmi kanë nisur të hyjnë në banesat e reja. Në një prej tyre në fshatin Cekrez të Tiranës ishte Juli Ristani.

Gazetarja ndodhej në fshatin Çerkez, të Njësisë Administrative Zall-Herr, të Bashkisë Tiranë, në shtëpinë dhe me familjen e Shyqyri Hoxhës.

Enkeleida Hoxha: Natën e tërmetit nuk dua ta kujtoj. Ne kemi 4 fëmijë, njëri prej tyre 17 vjeç invalid, nuk lëviz fare. Ishim në gjumë. Halli më i madh ishte si të nxirrnim djalin. E ngriti burri në krahë dhe dolëm në oborr. Gjithë fshati ishte jashtë. Shtëpia jonë u shkatërrua plotësisht. Për 6 muaj qendruam te nëna ime. Jetesa jonë është e vështirë. Burri punon me ditë. Ne mbahemi me invaliditetin e djalit. Me çmimet e rritura vazhdojmë të marrim me listë që nga mielli e deri te pampersat.

Ditën kur hynë në shtëpinë e re familja Hoxha nuk e harron.

Enkeleida Hoxha: Në shtëpinë e re hymë më 13 shkurt të këtij viti. Gëzim më të madh nuk ka, gëzoj për fëmijët më shumë. Shpëtuam jetën dhe tani kemi edhe shtëpi, të cilën e kemi me dokument legalizimi.

Njësia administrative e Zall-Herrit ka 12 mijë banorë. Tërmeti i 26 nëntorit dëmtoi 300 shtëpi. Rreth 120 janë rindërtuar si kjo e zotit Shyqyri Hoxha. Pjesa tjetër përfshirë një lagje të tërë të re është në rindërtim e sipër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA