Nuk mund ta mohoni: Ju nuk jeni më njësoj siç keni qenë në të 20-tat tuaja. Dhe kjo nuk lidhet me faktin që ju jeni më të pjekur.

Trupi juaj ka nevojë që ju ta ushqeni ndryshe me çdo vit që kalon. Prandaj që të ndiheni sa më mirë, duhet të ndiqni këto pesë këshilla.

Hidratohuni
Një nga pikat kyçe për të patur një trup sa më të shëndetshëm dhe për të shmangur lodhjen dhe dhimbjet e kokës. Dhe pse dehidratimi mund t’i ndodhë kujtdo, me kalimin e kohës veshkat humbasin aftësinë që të ruajnë sasinë e ujit. Prandaj, synoni të pini minimalisht 6 gota ujë në ditë.

Merrni më shumë calcium dhe vitamin D
Kalciumi dhe vitamina D janë dy nga mikronutrientët të cilët bëhen jetësor me kalimin e viteve. Këto dy substanca luajnë rolin kryesor në shëndetin e kockave dhe ruajnë trupin tuaj nga ostoeporoza.

Shtoni ushqime të pasura me B12 në dietën tuaj
Me moshën disa nutrientë bëhen më të vëshitrë për t’u përthithur nga trupi. Dhe rolin krysor për këtë process e luan pikërisht vitamina B12. Ajo është e përfshirë në funksionimin e duhur të nervave, qelizave të metabolizmit dhe formimin e qelizave të kuqe. Filloni duke shtuar mishin, peshkun dhe vezët në dietën tuaj në mënyrë që të përfitoni këtë vitamin përmes ushqimeve.

Ulni sasinë e kalorive që konsumoni
Muskujt fillojnë dhe humbasin me kalimin e kohës, gjë që shkakton metabolizmin të ngadalësohet. Prandaj me kalimin e viteve do t’ju duhen më pak kalori.

Shtoni sasinë e proteinave
Është e vërtetë që me moshën humbasim muskuj, por studime kanë vënë re se nëse shtoni proteinën në dietën tuaj arrini të ngadalësoni këtë humbje. Proteina gjendet tek shumë ushqime, jo vetëm tek mishi apo peshku. Arrorët kanë nivele të larta të proteinave dhe ju mund t’i përdorni si një vakt mes atyre kryesore të ditës./AgroWeb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA