Tensione në selinë e PD në Fier/ Kryetari ndryshon bravën, deputeti Luan Baçi ankohet në polici

25/11/2021 19:42

Në Partinë Demokratike të Fierit janë shpërfaqur sërish tensione këtë të enjte kur ish-kryetari Luan Baçi denoncoi se derës së selisë i janë ndryshuar bravat.

Baçi, i shoqëruar nga anëtarë të seksionit të PD-së Fier janë paraqitur në ambientet e Komisariatit dhe kanë bërë denoncim për ndërrimin e çelësave.  Kryetari Agron Kapllanaj, i cili reagoi pas denoncimit tha se ish-kryetari i kësaj dege ka më shumë se një vit që ka dhënë dorëheqjen dhe se me vendim të Kryesisë të Partisë Demokratike është komanduar të drejtojë ai vetë këtë degë deri në zgjedhjet e ardhshme:

Zyrën e Partisë Demokratike, dega Fier e kam marrë në dorëzim nga funksionarë të PD-së në qendër, të cilët kanë ardhur me një procesverbal dhe më kanë dhënë edhe çelësat, por edhe bazën materiale. Nëse jeni të interesuar ju tregoj edhe procesverbalin. Kjo është një zyrë e PD-së dhe e demokratëve të Fierit…. Unë nuk kam thirrur asnjë mbledhje urgjente. Unë jam komanduar të drejtoj degën e Partisë Demokratike të Fierit, derisa kjo degë të shkoj në zgjedhje sipas Statutit të PD-së, që më rezulton të jenë vitin e ardhshëm

Pas shfaqjes së Baçit pranë Berishës në foltoren e Fierit, ai u thirr në takim nga kreu i PD-së, Lulzim Basha ku siç tregon vetë Baçi iu kërkua të linte postin. ndërkohë që po atë ditë nga PD është lëshuar një shkresë për emërimin e Kapllanajt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA