PS dhe PD bashkojnë votat në Kuvend, votojnë me 87 vota pro amendamentin e Taulant Ballës për KPA

25/11/2021 18:40

Mazhoranca dhe opozita bashkoi votat këtë të enjte në Kuvend për të votuar pro amendamentit të propozuar nga deputeti Taulant Balla për buxhet shtesë për Komisionin e Posaçëm të Apelimit.

Ky amendament u votua me 87 vota pro, 22 kundër dhe 2 abstenim.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla tha se kërkesa ka ardhur nga vetë KPA, por edhe nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) për të rritur kapacitetet e burimeve njerëzore dhe për të përshpejtuar punën e KPA.

Në fakt edhe nga ana e opozitës që ka pasur disa diskutime që e kanë mbështetur nevojë për të rritur mbështetje buxhetore të këtyre institucioneve dhe për të shkuar tek amendamenti që kam depozituar, ka të bëjë me një kërkesë që ka ardhur nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit. Në fakt që të jem korrekt ka qenë një kërkesë që ka ardhur edhe nga ONM. Të dyja së bashku kanë kërkuar në funksion të rritjes së kapaciteteve dhe përshpejtimit nga ana e KPA”, tha Balla.

Kujtojmë që procesi i Vettingut zhvillohet në dy nivele. Niveli i parë është Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndërsa niveli i dytë është Komisioni i Posaçëm i apelimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA