Roma siguroi kualifikimin në Grupin C të Conference League falë fitores 4-0 ndaj Zorya Luhansk në një sfidë mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Marash Kumbulla, luajti titullar.
Verdhekuqtë zhvilluan një ndeshje shumë të mirë përballë ekipit ukrainas, duke shënuar nga dy gola në çdo pjesë. Perez në të 15-tën dhe Zaniolo në të 33-të i dhanë epërsinë e dyfishtë Romës, ndërsa Veretout humbi një 11-metërsh në fundit e fraksionit hapës.
Gjithsesi, verdhekuqtë shënuan edhe dy gola të tjerë gjatë 45 minutave të dyta me të njëjtin autor, Abraham, për të cilin ishte dygolëshi i parë si futbollist i Romës. Me këtë fitore skuadra e Mourinhos ngjitet në kuotën e 10 pikëve, një më pak se Bodo/Glimt, që fitoi 2-0 me CSKA të Sofjes.
Rezultatet:
Slovan Bratislava – PAOK 0-0
Anorthosis – Gent 1-0
AS Roma – FK Zorya Luhansk 4-0
Bodo/Glimt – CSKA Sofia 2-0
Jablonec – AZ Alkmaar 1-1
Maccabi Tel Aviv – LASK 0-1
Randers FC – CFR Cluj 2-1
Top Channel