Lazio dhe Galatasaray sigurojnë kualifikimin në Grupin E të Europa League, pasi triumfuan në raundin e parafundit në ndeshjet respektive. Skuadra italiane fitoi 3-0 në fushën e Lokomotivës së Moskës me dy gola të shënuar nga Ciro Immobile me 11-metërsh, ndërsa të fundit për bardhekaltrit e çoi në rrjetë Pedro.

Galatasaray, nga ana tjetër, triumfoi 4-2 përballë Olimpikut të Marsejës, duke ruajtur vendin e parë me tri pikë më shumë se Lazio, çka do të thotë se vendi i parë dhe i dytë do të përcaktohet në ndeshjen direkte të raundit të fundit.

Në ndeshjen e zhvilluar në Stamboll, vendësit shënuar dy herë në portën e marsejezëve. Të parin e realizoi Cicaldau, ndërsa i dyti ishte autogol i Caleta-Car. Në minutën e 64-t shënoi të tretin Feghouli, ndërsa francezët u kthyer në lojë me golin e Milik në të 70-tën. Vetereani Ryan Babel shënoi golin e katërt për Galatasaray-n, para se Milik të shkurtonte diferencën për rezultatin përfundimtar 4-1.

Në Grupin F, Crvena Zvezda fitoi 1-0 ndaj Ludugorets, ndërsa Midtjylland iu imponua Bragas 3-2, duke mbajtur gjithçka të hapur në këtë grup.

Bayer Leverkuseni fitoi 3-2 me Celtic Glasgow, duke siguruar vendin e parë në Grupin G, ku pozicion e dytë e blindoi Betisi me fitoren 2-0 përballë Ferencvarosin.

West Ham United me suksesin 2-0 në fushën e Rapidit të Vjenës shkëputet edhe më shumë në krye, ndërsa Dinamo e Zagrebit barazoi 1-1 me Genk.

Rezultatet:

Bayer Leverkusen – Celtic 3-2

Betis – Ferencvaros 2-0

Crvena Zvezda – Ludogorets 1-0

Zagreb – Genk 1-1

Galatasaray – Marseille 3-2

Lokomotiv Moscoë – Lazio 0-3

Midtjylland – Braga 3-2

Rapid Vienna – West Ham 0-2

Top Channel