“Hiqni favorizimet nga hotelet me 5 yje! Çlironi tregun nga kartelët”/ Socialistët rrëzojnë propozimet e Braçes për buxhetin 2022

25/11/2021 16:50

Deputetët socialistë kanë hedhur poshtë propozimet e kolegut të tyre Erion Braçe për paketën fiskale dhe buxhetin 2022.

Vetëm dhjetë deputetë kanë votuar pro amendamenteve të propozuara nga socialisti.

Në seancën e sotme parlamentare, Braçe prezantoi propozimet e tij lidhur me 10 amendamente, ku përfshihej përjashtimi i bizneseve të mëdha nga lista fiskale, të cilët paguajnë vetëm 6% TVSH, pasi sjellin të ardhura në bilancet e tyre.

Propozimi tjetër ishte për të hequr favorin e bërë në sektorin e ndërtimit për zonat rezidenciale dhe në bregdet. Braçe tha se duke vendosur TVSH për furnizimin me tokë dhe për shitjen e parë të ndërtesës ndalohet edhe zaptimi.

Më tej, ai lexoi relacionin e projektligjit për TVSH në vitin 2014, kur qeveria propozoi barazimin e TVSH për fermerët në shitje dhe blerje 20/20%, kur qeveria thoshte se do të ndihmonte sektorin. Në foltoren e Kuvendit, deputeti i PS-së tha se heqja e kompensimit 6% të TVSH-së dhe taksimi i inputeve do të shkaktoj humbje të mëdha për bujqit.

Braçe u ndal edhe te taksimi i pijeve alkoolike, dhe heqja e favorizimeve për sektorin e birrës, pasi sipas tij favorizimet nuk mund të jenë të përjetshme, ndërsa më tej bëri thirrje të taksohet vaji i palmës dhe të mos përjashtohen fabrikat nga taksimi i qumështit pluhur.

Por duket se propozimet e tij, nuk i kanë bindur socialistët, që nuk janë dakord t’i përfshijnë këto amendamente në buxhetin e vitit të ardhshëm.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA