Eurobondi/ Deputetja Tabaku tregon pse norma e interesit është më e lartë për Shqipërinë, krahasuar me vendet fqinje

25/11/2021 10:48

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka folur për eurobondin e miratuar ditën e djeshme, të cilin qeveria e përcolli si sukses daljen për herë të pesë të vendit tonë në tregjet ndërkombëtare.

Por norma e lartë e interesit për vendin tonë, në krahasim me vendet e tjera të rajonit, sipas saj vjen si rezultat se kredibilitetit të ulët.

Tabaku thotë se vendet fqinje kanë një normë interesi me 2% më pak se vendi ynë.

“Dëgjuam për suksesin e eurobondit që doli me një normë interesi 3.75%, ndërkohë që vendet fqinje e kanë më të ulët. Problemi që ka sot Shqipëria në tregjet ndërkombëtare është kredibiliteti dhe kjo për shkak të vendimeve abuzive të qeverisë.

Sot një pjesë e madhe e familjeve paguajnë 40% të buxhetit të tyre familjar për mbijetesë. Sot ky buxhet më i gënjeshtërti sepse ka probleme reale dhe nuk vijnë nga prezantimi për uljen e TVSH që PD ka bërë një muaj më parë, problemet vijnë nga fakti që 275 mln euro për rindërtimin janë tenderuar pa i pasur fondet. Sot kemi 900 mln euro borxhe të fshehura, 400 janë për arbitrazhin dhe shtohen ditë për ditë”, tha Tabaku.

Ditën e djeshme ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj u shpreh se eurobondi i një vendi nuk duhet të krahasohet me vendet e tjera, por me historikun e ekonomisë së vendit që e merr. Kështu ajo argumentoi se eurobondi i marrë këtë vit është i maturuar me një afat kohor 10 vjeçar, gjë që nuk ka ndodhur më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA