“Do të gjejmë zgjidhje për miqtë tanë serbë”/ Putin pret Vuçiç: Do gjejmë çmim të arsyeshëm për gazin

25/11/2021 22:19

“Mendoj se do të biem dakord për çmimin e gazit”. Kështu  u shpreh Presidenti serb Aleksandar Vuçiç pas një takimi që zgjati mbi tre orë me presidentin rus Vladimir Putin.

“Do të gjejmë zgjidhje e cila do të jetë e pranueshme për miqtë tanë serbë”, tha Putin.

Vuçiç theksoi se raportet mes Serbisë dhe Rusisë janë në nivelin më të lartë sepse shtetet janë partnerë strategjikë, dhe se bashkëpunimi po vazhdon në të gjitha fushat.

Këtu përfshihet edhe bashkëpunimi ushtarako-teknik, ku Putin u shpreh se manovrat e rregullta të forcave të sigurisë ‘padyshim që u shërbejnë të dyja shteteve’.

Vuçiç udhëtoi drejt Rusisë për vizitë zyrtare dhe siç ishte paralajmëruar, mori gjithë vëmendjen e medieve.

“Çdo takim me presidentin e Federatës ruse, Vladimir Putin, ka rëndësi të jashtëzakonshme për shtetin tonë”, shkroi presidenti serb në rrjetin social Instagram.

Vuçiç, më herët kishte deklaruar se do ti kërkonte presidentit Putin një çmim të arsyeshëm të gazit, e që në Serbi aktualisht paguhet 270 dollarë për 1 mijë metra kub.

Serbia varet nga gazi rus. Marrëveshja me distributorin rus “Gazprom” do të skadojë në fund të vitit 2021, ndërsa po negociioet për marrëveshje të re. Vuçiç më herët është shprehur se ka Rusia ka kërkuar një çmimin deri në tre herë më të lartë se aktuali.

Takimi konfirmoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të mira, teksa Putin tregoi se vitin që vjen do të vijë për një vizitë zyrtare në Beograd.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA