Ka nisur para pak minutash seanca plenare ku do të shqyrtohet nen për nen projektbuxheti për vitin 2022 dhe Paketa Fiskale. Zëvendës kryeministri, Arben Ahmetaj nga foltorja ka zbuluar se qeveria shqiptare në bashkëpunim me Bankën Botërore kanë nisur një projekt për ta afruar digjitalizimin më shumë me qytetarët.
Kjo sipas Ahmetaj nënkupton krijimin e sporteleve digjitale në të gjithë vendin ku qytetarët që s’kanë mundësi apo pajisje për të përfituar shërbimet digjitale, të shkojnë në ato sportele dhe punonjësi publik do t’i shërbejë.
“Po nisim një projekt me Bankën Botërore për ta afruar digjitalizimin më shumë me qytetarët. Ka qytetarë që nuk e kapin dhe nuk e arrijnë dot. Brenda projektit jo vetëm që e çojmë digjitalizimin në një nivel të ri, por po krijojmë edhe tryezat tekno-digjitale. Çfarë janë këto? Janë sportele digjitale në të gjithë Republikën e Shqipërisë ku një qytetarë, që nuk ka pajisen e nevojshme apo mundësinë, të shkojë aty dhe një punonjës publik do t’i shërbejë të marrë shërbimet 360 gradë”, tha Ahmetaj.
Top Channel