Delegatja që denoncoi falsifikimin e firmës i dërgon letër Palokës: Më vini në dispozicion formularin

25/11/2021 11:53

Delegatja e Partisë Demokratike, Freskida Rapo i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Kryetarit të Këshillit Kombëtar Edi Paloka, të cilit i kërkon që t’i vihet në dispozicion formulari në të cilin thuhet se ajo ka hedhur firmën, për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor.

“I nderuar zoti kryetar!

Në cilësinë e sekretares së seksionit 1823 pranë njëisë bashkiake nr.5, detyrë e4 cila më bën automatikisht delegate me të drejta të plota të Kuvendit të PDSH-së, ju kërkoj të më vini në dispozicion formularin për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PSH-së, që sipas informacionit të dhënë nga deputeti i zonës elektorale nr.5 Zoti Agron Shehaj, rezulton i firmosur nga e nënshkruara, gjë e cila nuk përkon me të vërtetën pasi kam refuzuar të firmos formularin në fjalë”, thuhet në letrën e Rrapos.

Mbrëmjen e kaluar delegatja e PD-së, Freskida Rapo në lidhje live për emisionin Open tha se firma e saj është falsifikuar dhe se nuk ka firmosur në Foltoren e Sali Berishës për të mbledhur Kuvendin Kombëtar.

Rrapo: Zoti Shehaj më mori mbrëmë dhe më pyeti që më rezulton se keni firmosur dhe i thash jo, i thashë firmën time kush e ka falsifikuar. Zoti Agron duhet ta kishte denoncuar, nëse duhet të ishte e ndershme ai formular duhet të kishte dalë, të ishte bërë publik.

Babaramo: Zoti Shehaj ju ka marrë para apo pas se të dilte para kamerave?

Rrapo: Unë kam qenë në punë nuk e di, nga ora 4 e gjysmë pasdite.

Shehaj: Po bëhemi qesharakë se unë kam telefonin, kam regjistrimin.

Bushati: Sot kemi rastin e parë që njëra palë thotë është firmëtare dhe pala tjetër e mohon.

Delegatja tha gjithashtu në lidhje telefonike se e ka marrë dikush në telefon për t’i kërkuar firmën, të cilën ajo e ka refuzuar.

Rrapo: Më ka marrë dikush dhe i kam thënë që nuk firmos,  jam në një periudhë pauze, reflektimi. Dje në orën 4 e gjysmë. Unë nuk kam ditur asgjë, unë kam qenë kryetare seksioni, jam e njohur. Duhet ta kishit denoncuar zoti Shehaj.

Shehaj: Shko në prokurori Freskida.

Rrapo: Keni qenë një ndër të parët që kritikoje për shkeljet që kryheshin në PD.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA