E rëndë në Selanik, 26-vjeçari shqiptar gjendet pa jetë, në trup ka plagë me armë zjarri
12 shtetas janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet, nën akuzë për vepra të ndryshme penale.
22-vjeçari me iniciale J.B. u arrestua pasi Prokuroria e Dibrës e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim.
Për vjedhje u ndalua dhe 47-vjeçari me iniciale D.K., pasi në datën 23, dyshohet se në Rrugën e Barrikadave, së bashku me një shtetas tjetër të paidentifikuar, i ka vjedhur telefonin një shtetaseje.
Nën akuzë për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes u ndalua 40-vjeçari me iniciale A.Gj.
24-vjeçari me iniciale E. H. u arrestua pasi në 6 nëntor, në Yzberisht, së bashku me 6 persona të tjerë (të arrestuar në flagrancë) kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.
24-vjeçari me iniciale F.Z. u kap me kanabis me vete, ndërsa 32-vjeçari me iniciale R.K. me lëndë narkotike të llojit kokainë.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. M., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të lokalit që kishte me qira, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një thikë dhe dy shkopa bejzbolli. Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit nëpërmjet telefonit.
Specialistët e Qarkullimit rrugor bënë arrestimin e shtetasve:
– Sh. S., 55 vjeç; F. Q., 37 vjeç dhe O. Ç., 28 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur;
– J. V., 29 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;
– S. I., 22 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, ka përplasur dy mjete të parkuara.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel