Në parlamentin e Serbisë u zhvillua një konferencë për Open Balkan, ku përmes një video linku nga Washingtoni zëvendës ndihmës sekretari amerikan për euro azinë Gabriel Escobar, citohet nga mediat e Beogadit të ketë folur për nevojën e gjithëpërfshirjes.
ESCOBAR- “Është e nevojshme që kjo nisëm të jetë e hapur për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Kërkohet anëtarësim i barabartë duke mos e zhvendosur vëmendjen nga rrugëtimi dhe aspiratat europiane. Ne mendojmë se nëse të 6 vendet nuk ulen në tryezën e Ballkanit Perëndimor nuk do të mund të arrihet sukses. Mbështetja e SHBA për Open Ballkan do të varet në bazë të kushtit që të jetë e hapur dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë.
Nga Tirana online kësaj konference iu bashkua edhe kryeministri Edi Rama i cili citohet të ketë deklaruar.
Edi Rama: Dua ta falënderoj zotin Escobar për pikëpamjet dhe mbështetjen e sinqertë që shprehu në këtë konferencë. Mendoj se nuk është në dorën tonë apo të varet nga ne, ti bindëm të tjerët se Open Ballkan është i hapur. Nuk kemi kohë të humbim e të presim e presim. Na nevojitet të ecim përpara. Gjithkush le të vendosë vetë. Ajo që po bëjmë është zbatimi procesit të Berlinit. Të tjerët për vendet e tyre, le të vendosin në mënyrë të pavarur.
E ndërsa Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia kanë avancuar me këtë nisëm, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina vijojnë të jenë hezituese për tu ulur në tryezën e Open Balkan.
Top Channel