Partia Demokratike ka kërkuar që politikanët të kalojnë në vetting dhe procesin e verifikimit ta bëjë SPA, por kreu i këtij institucioni ka refuzuar.
Arben Kraja tha se kjo gjë krijon hapësira për vlerësim të njëanshëm ose pasaktësi.
“Jemi pro çdo iniciative që lufton kurrupsionin, por jo luftë në një strukturë të vetme, gjithë shoqëria duhet ta luftojë këtë problematikë. Është një procedurë administrative që përfshin rreth 200 subjekte, që do kohën e saj dhe në këto kusht duhet ta vlerësojmë në vijimësi. Detyrat e tjera nuk duhet të bllokojnë thelbin e punës së prokurorisë.
Propozimet e PD parashikojnë krijimin e një strukture në SPAK që do ti shtojë një volum pune prokurorisë së posaçme. Ne kemi kaluar një eksperiencë negative në vitin e parë të punës sonë për të ashtuquajturën OFL-në, një detyrë e ngarkuar me ligj që na shfokusoi nga objekti i punës. Kështu që unë do e konsideroja të papërshtatshme përfshirjen e SPAK në këtë çështje. Kjo mënyrë e propozuar nga PD, mund të krijohen probleme për njëashmëri apo vlerësim të pasaktë. Krijon problematika në objektivitetin e një vendimmarrje. ‘- tha Kraja.
Top Channel