‘Nuk kam frikë!’/ Luana, transgjinorja tregon rastet e dhunës: 10 vetë më shkulën flokët, kam kryer operacion në nofull

24/11/2021 14:06

Luana, transgjinorja shqiptare ka treguar për rastin e dhunës së ushtruar ndaj saj për shkak të orientimit të saj seksual.

Ajo shprehet se e kanë dhunuar fizikisht disa herë, ndërsa tregon se në lagjen e vjetër ku ajo jetonte është rrahur në atë pikë sa ka përfunduar në spital e madje ka bërë operacion edhe nofullën.

Më tej, Luana ka treguar edhe rastin e ndodhur pak kohë më parë, ku u dhunua barbarisht nga 10 persona, por ajo shton se tashmë ka gjetur një gjuhë të përbashkët në lagjen e re që ajo jeton.

Luana thotë se komuniteti LGBT ka nevojë për mbështetje në fushën e punësimit.

“Jam rrahur disa herë, deri në pikën që kam kryer një operacion në nofull, për shkak të dëmtimeve të marra nga dhunues. Në daljet e mia të para si trans pjesë e lagjes ku kam banuar kam pasur sulmim dhe kam kryer një operacion në nofull. I kam denoncuar edhe me emër e mbiemër e nuk u gjet dhe nuk mori dënimin që meritonte. Rasti më i fundit ishte kur u dhunova nga 10 persona në lagjen e re, pata një shkulje flokësh dhe tani lagjja është shumë në harmoni dhe kemi gjetur atë gjuhën e përbashkët. Mundohem të jem e fortë dhe të fsheh dhimbjen dhe traumën që mund të kalosh nga këto sulmime. Komuniteti ka nevojë për zërin tim, të zgjedhë rrugën e Arsimit, unë po synojë të nis një lëvizje që ka si synim të mbështesë të rinjtë në aspektin e një formimi profesional. Problemi kryesor i të rinjve LGBT është punësimi, nuk të punëson askush nëse je LGBT”, tha Luana.

Luana, trangjinorja shqiptare shton më tej: “Nuk kam frikë sepse të gjithë ndihen të rrezikuar, po njësoj sa të tjerët, thjesht ka të bëjë edhe mënyra si ne i luftojmë të drejtat tona, si kërkojmë të imponohemi në Shqipëri. Kemi nevojë për më shumë mbështetje nga ana monetare, në aspektin e punësimit, jo më bullizëm dhe seksizëm”.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel