“Nuk kam firmosur!”/ Delegatja e PD ndërhyn në Open, denoncon live falsifikimin e formularëve në Foltoren e Berishës

24/11/2021 21:56

Delegatja e PD-së, Freskida Rapo në lidhje live në emisionin Open tha se firma e saj është falsifikuar dhe se nuk ka firmosur në Foltoren e Sali Berishës për të mbledhur Kuvendin Kombëtar.

Deputeti i PD-së, Agron Shehaj pasi verifikoi firmat e degëve 5 dhe 7, ku ka qenë edhe drejtues gjatë fushatës elektorale, konsistoi se zonja Rapo nuk kishte firmosur, edhe pse të dhënat e saj ishin mes 4200 formularëve që tashmë ndodhen në zyrën e Edi Palokës, në selinë blu.

Ajo fajëson Shehajn duke i thënë se përse nuk e kishte denoncuar shkeljen e bërë nga ana e anëtarëve të foltores.

Sipas rrëfimit në emision, Shehaj ka marrë mbi 100 delegatë në telefon dhe i ka pyetur nëse kanë firmosur për të dalë në një përfundim nëse firmat janë të vërteta apo jo.

Sipas tij, 98% e personave që ka shkëmbyer telefonatë kanë firmosur me vullnet të plotë, ndërsa 2% jo dhe zonja Rapo është pjesë e atij dy përqindëshi.

Një ditë më parë ai  u paraqit në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka për të verifikuar një pjesë të firmave të delegatëve.

“Zoti Shehaj më mori mbrëmë dhe më pyeti që më rezulton se keni firmosur dhe i thash jo, i thashë firmën time kush e ka falsifikuar. Zoti Agron duhet ta kishte denoncuar, nëse duhet të ishte e ndershme ai formular duhet të kishte dalë, të ishte bërë publik, tha Rapo.

“Zoti Shehaj ju ka marrë para apo pas se të dilte para kamerave?, pyeti Ilir Babaramo.

“Unë kam qenë në punë nuk e di, nga ora 4 e gjysmë pasdite“, tha delegatja.

“Po bëhemi qesharakë se unë kam telefonin, kam regjistrimin, tha Shehaj.

“Sot kemi rastin e parë që njëra palë thotë është firmëtare dhe pala tjetër e mohon, tha analisti Andi Bushati.

Gruaja tha gjithashtu në lidhje telefonike se e ka marrë dikush në telefon për t’i kërkuar firmën, të cilën ajo e ka refuzuar.

“Më ka marrë dikush dhe i kam thënë që nuk firmos,  jam në një periudhë pauze, reflektimi. Dje në orën 4 e gjysmë. Unë nuk kam ditur asgjë, unë kam qenë kryetare seksioni, jam e njohur, tha Rapo.

“Duhet ta kishit denoncuar zoti Shehaj”, tha delegatja.

“Shko në prokurori Freskida, tha Shehaj.

“Keni qenë një ndër të parët që kritikoje për shkeljet që kryheshin në PD”, tha delegatja.

Shehaj në një komunikim për mediat  të martë tha se do të shkojë në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Sali Berisha që do të mbahet më 11 dhjetor, duke theksuar se mbi 4200 firmat e mbledhura nga foltorja e Berishës janë të sakta dhe të vërteta, duke shprehur anën që do të mbajë.

Kujtojmë se me datë 10 nëntor, ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij dorëzuan firmat e mbledhura në selinë e PD-së, me qëllim mbledhjen e një Kuvendi Kombëtar me datë 11 dhjetor.

Ndërkohë ka pasur thirrje për dy Kuvende me data të ndryshme.

Më 15 nëntor, kryetari i PD-së në Shqipëri, Lulzim Basha, në fjalën e tij gjatë takimit me anëtarët e Kryesisë së PD-së, ka theksuar se “11 dhjetorin nuk mund ta shndërrojë dot Sali Berisha, nga dita e lirisë, dita e demokratëve, dita e demokracisë, në ditën e bunkerizimit të PD-së, në ditën e izolimit të PD-së”.

Kreu i demokratëve ka zyrtarizuar datën 18 dhjetor për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar, e cila është kundërshtuar me forcë nga ish-kryeministri Berisha dhe mbështetësit e tij.

Lulzim Basha nuk e njeh Kuvendin e shpallur nga paraardhësi i tij dhe ka kërcënuar me përjashtuam këdo që shkel interesat politike dhe elektorale te partisë, duke nisur me Sali Berishën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA