Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca ka bërë të ditur se në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është vendosur miratimi i ligjit për grupet vendore të veprimit në zonat rurale.

Sipas ministres ky ligj përafron kuadrin ligjor të Ministrisë së Bujqësisë me BE dhe i jep mundësinë një morie komunitetesh rurale që të kenë mundësi të organizohen për të marrë më shumë financim.

“Sot është aprovuar një nismë për grupet vendore të veprimit që është një ligj i filluar që në 2018 dhe sot e miratuam. Ligji përafron kuadrin ligjor të Ministrisë së bujqësisë me BE. Është i rëndësishëm krijimi i grupeve vendore të veprimit, pasi i jep mundësinë një morie komunitetesh rurale që të kenë mundësi të organizohen për të marrë më shumë financim dhe për të aksesuar financime në komponentin e qasjes lider, që është një qasje që në veprimet komunitare të shtrira në 10 deri 150 mijë banorë do kenë mundësinë që këto grupe vendore të kenë mundësi të marrin fonde që të kryejnë projekte të bashkuara bashkë me njësitë vendore të bashkive”, tha ministrja Krifca.

Ajo mori edhe një shembull për ta bërë sa më të qartë këtë vendim. “Fshati i Dardhës mund të jetë i organizuar në një GVV për të aplikuar sëbashku për të ndryshuar sistemin e çative apo sistemin e arkitekturës, apo një rrugë në fshat”, u shpreh Krifca.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA