Konflikt me sende të forta në Laprakë, 17-vjeçari bën për spital bashkëmoshatarin
24/11/2021 15:36
Një 17 vjeçar ka përfunduar në spital, pasi është dëmtuar me sende të forta nga një bashkëmoshatar i tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Laprakë, në rrugën “Gjergj Legisi”.
Adoleshenti është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, por ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tij.
“Me datë 24.11.2021, rreth orës 14:30, në Laprakë, në rrugën “Gjergj Legisi” dyshohet se pas një konflikti të çastit me një bashkëmoshatar të tij, është dëmtuar me sende të forta shtetasi A. S., 17 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel