“Ke rënë edhe ti në kurthin e një personi që nuk është delegat?”/ Shehaj: Firmat nuk i kam mbledhur unë

24/11/2021 22:34

Deputeti i PD-së, Agron Shehaj i ftuar në emisionin Open ka rrëfyer se ka kontrolluar firmat e degëve 5 dhe 7, që ishte drejtues gjatë fushatës elektorale, duke i marrë edhe në telefon delegatët.

Analisti Andi Bushati u shpreh se ishte e mundur që vetë Shehaj të binte në kurthin e një personi që nuk është delegat.

Shehaj: Firmat nuk i kam mbledhur unë, i kam verifikuar dhe po t’i hymë çështjes së nëse ai personi që ka folur është regjistruar zëri i tij, unë nuk i futem atyre çështjeve. Kam thënë 98% e kanë konfirmuar, zonja është njëra prej 2% që nuk e kanë konfirmuar. Kontrolli që kam bërë është për ata që nuk kanë firmosur. Atë që kam bërë e kam bërë për transparencë.

Shehaj: Nëse Kuvendi i parë është legjitim edhe po të dua të shkoj nuk do të shkoj. Nëse unë njoh kuvendin e parë nuk kam si të shkoj në kuvendin e dytë.

Shehaj në një komunikim për mediat  të martë tha se do të shkojë në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Sali Berisha që do të mbahet më 11 dhjetor, duke theksuar se mbi 4200 firmat e mbledhura nga foltorja e Berishës janë të sakta dhe të vërteta, duke shprehur anën që do të mbajë.

Kujtojmë se me datë 10 nëntor, ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij dorëzuan firmat e mbledhura në selinë e PD-së, me qëllim mbledhjen e një Kuvendi Kombëtar me datë 11 dhjetor.

Ndërkohë ka pasur thirrje për dy Kuvende me data të ndryshme.

Më 15 nëntor, kryetari i PD-së në Shqipëri, Lulzim Basha, në fjalën e tij gjatë takimit me anëtarët e Kryesisë së PD-së, ka theksuar se “11 dhjetorin nuk mund ta shndërrojë dot Sali Berisha, nga dita e lirisë, dita e demokratëve, dita e demokracisë, në ditën e bunkerizimit të PD-së, në ditën e izolimit të PD-së”.

Kreu i demokratëve ka zyrtarizuar datën 18 dhjetor për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar, e cila është kundërshtuar me forcë nga ish-kryeministri Berisha dhe mbështetësit e tij.

Lulzim Basha nuk e njeh Kuvendin e shpallur nga paraardhësi i tij dhe ka kërcënuar me përjashtuam këdo që shkel interesat politike dhe elektorale te partisë, duke nisur me Sali Berishën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA