VIDEO/ Ish-kreu i SHISH, Vlora Hyseni del nga GJKKO, iu komunikua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”. Nuk flet për mediat
24/09 14:25
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla do të zhvillojë një vizitë në Kongresin Amerikan nga data 3 deri më 7 dhjetor ku në fokus do të jetë intensifikimi i marrëdhënieve.
Balla do të marrë pjesë në Forumin e 20-të Parlamentar të Inteligjencës dhe Sigurisë më 6 dhjetor me ftesë të Kongresmenit Robert Pittenger, Kryetar i Forumit Parlamentar të Inteligjencës dhe Sigurisë.
Në Forum do të ketë ligjërata nga liderët nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati i SHBA-së dhe ekspertë globalë nga industria, qeveritë dhe grupet e mendimit në
çështjet kritike të sigurisë kombëtare dhe teknologjitë strategjike në zhvillim.

Top Channel