Hetimi i votës, prishet dakordësia. PD braktis mbledhjen. PS shton në listën e pyetjeve deputetët e PD

24/11/2021 18:36

Hetimi parlamentar për zgjedhjet u kthye në pikën zero pasi mazhoranca dhe opozita dështuan të miratonin me dakortësi planin e hetimit duke e vënë në pikëpyetje ekzistencën e Komisionit.

ALIBEAJ: Hetimi përfundon këtu, u demaskua skenari, nuk duan të hetojnëe

Shkak i ngërçit ishte kërkesa e socialistëve për të përjashtuar nga lista e dëshmitareve kreun e SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshëm. Palët nuk gjetën dakortësi as për periudhën e hetimit.

ALIBEAJ—Nuk hidhen në votim kërkesa për të mos thirrur si dëshmitar kreun e SPAK dhe prokurorin e përgjithshëm dhe as kufizimi i periudhës së hetimit nga 1 janar 2020 në 24 dhjetor 2020.

Me largimin e opozitarëve, socialistët miratuan të vetëm planin e hetimit duke lënë jashtë listës së dëshmiratëve kreun e Prokurorisë dhe SPAK dhe duke e pasuruar atë me emrat e tre deputetëve demokrat.

Para se të braktiste mbledhjen opozita paralajmëroi kallëzim penal për kryebashkiakun e Tiranës dhe Vlorës, me argumentin se refuzuan përgjigjeshin kërkesave të komisionit për informacion. Kryebashkiku Dritan Leli rrezoi pretendimet e demokratëve duke bere me dije se ka dërguar gjithë informacionin e kërkuar më datë 15 nëntor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA