Covid-19 në Kosovë, një humbje jete dhe 6 raste të reja në 24 orët e fundit

24/11/2021 15:37

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se një person ka vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Ndërkaq sipas këtij njoftimi nga 1,575 testime, 6 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

MSH-ja po ashtu ka njoftuar se në nivel vendi në 24 orët e fundit janë administruar 1.802 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Deri më tani sipas këtij institucioni, 758.250 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës.

Top Channel