Champions League/ Man.City përmbys PSG, Milan mposht Atletico Madrid dhe rihap llogaritë e kualifikimit

24/11/2021 23:55

Manchester City ia ka dalë të fitojë me përmbysje në sfidën e sotme të Ligës së Kampionëve ndaj PSG. Qytetarët e panë veten në disavantazh në pjesën e dytë të sfidës, teksa u ndëshkuan nga një kombinim i Messi me Mbappe.

Por, të besuarit e trajnerit Pep Guardiola gjetën forca për të reaguar dhe në pak minuta përmbysën francezët. Sterling dhe Gabriel Jesus i dhurojnë ekipit tre pikë shumë të rëndësishme duke i siguruar kështu kualifikimin dhe vendin e parë në Grupin A.

Nga ana tjetër, Milan ka suprizuar në transfertë Atletico Madrid duke i mposhtur spanjollët me rezultatin 0-1. Goli erdhi vonë për kuqezinjtë teksa Messiah shënoi në minutën e 87. Falë këtyre tre pikëve, kuqezinjtë rihapin llogaritë për kualifikim dhe ngjiten në vendin e tretë me 4 pikë në Grupin B, ndërsa para tyre shohin Porton me 5 pikë dhe Liverpool-in e kualifikuar me 15 pikë. Ndeshja e fundit për italianët do të jetë pikërisht ndaj anglezëve.

Sakaq, Real Madrid fitoi pa shumë problem ndaj Sheriff Tiraspol në transfertë me rezultatin 0-3. Golat për Los Blancos u realizuan nga Alaba dhe Kroos në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë, Benzema shënoi edhe të tretin. Pas kësaj ndeshje, madrilenët kualifikohen për më tej ndërsa në ndeshjen e fundit do të diskutojnë vendin e parë me Inter.

Ndeshjet e mbrëmjes:

Besiktas-Ajax 1-2

Inter-Shakhtar Donetsk 2-0

Atl.Madrid-Milan 0-1

Club Brugge-Leipzig 0-5

Liverpool-Porto 2-0

Manchester City-PSG 2-1

Sheriff Tiraspol-Real Madrid 0-3

Sporting-Dortmund 3-1

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA