Autobusi që po transportonte 40 studentët doli nga rruga dhe u përplas me një shkëmb, 16 të rinj humbin jetën 14/12 22:28
Për ngjarjen e rëndë në Bullgari, ku një autobus me pasagjerë nga Maqedonia e Veriut u përfshi nga flakët dhe si pasojë humbën jetën 45 qytetarë, ka reaguar edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Përmes një shënimi në facebook, Basha i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimave.
“I shokuar nga tragjedia e tmerrshme në Bullgari që shkaktoi humbjen e kaq shumë jetëve të pasagjerëve, përfshirë shumë bashkombas tanë e mes tyre shumë të mitur. Ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave. Zoti ju dhënë forcë në përballimin e kësaj dhimbje të tmerrshme”, shkruan Basha.
Top Channel