Ekspozita e kishave të Korçës/ Një dekadë kërkimi për historinë e kishave ortodokse, rikthehen edhe të rrënuarat Ka ndërruar jetë në moshën 46 vjeçare Hueyda El Saied, një nga emrat më të njohur të ekranit. Balerinë, moderator, piktore dhe artiste.
Vajza me baba sudanez dhe nënë shqiptare u bë shumë e njohur që në fillim të viteve 90. Fatkeqësisht ajo nuk mundi ti mbijetojë një sëmundje të rëndë që e preku kohët e fundit dhe e largoi edhe nga vëmendja e publikut. Hueyda ishte pjesë e spektaklit në Shqipëri që në moshë shumë të re si pjesë e programeve televizive shumë të njohura.
Ajo ka qenë pjesë edhe e top channel në disa programe, ndërsa së fundmi ishte angazhuar edhe me pikturën. Këto janë disa nga punimet e saj të cilat janë ekspozuar në disa ekspozita të ndryshme. Në vitin 1994 u largua nga Shqipëria dhe u vendos në Francë, ku vazhdoi karrierën e saj në kërcim duke marrë pjesë si balerin dhe koreograf në kanalet televizive franceze.
Ajo kërceu në shfaqje të ndryshme televizive për këngëtarët dhe grupe te famshme të muzikës dhe u bë edhe pjesë e videoklipeve të tyre. Është autore e dy romaneve, por më se shumti u njoh për angazhimin e saj në television, si balerinë apo edhe aktore në disa filma artistikë në Francë. Së fundmi jetonte në Luksemburg me familjen e saj.
Top Channel