Felix Afena-Gyan shpëton Romën dhe i fiton bastin Jose Mourinhos. I aktivizuar në minutën 75-të të sfidës ndaj Genoas në vend të Shomurodov, 18-vjeçarë rezultoi njeriu i ndeshjes, pasi realizoi dy gola duke i dhuruar tri pikë skuadrës së Moutinhos.

Adoleshenti ganez bëhet futbollisti i parë I lindur pas 1 janarit 2003 që arrin të shënojë në Serinë A. Në përfundim të takimit, trajneri luzitan shpjegon arsyen e përqafimit me futbollistin.

“I kisha premtuar që do t’u dhuroja një palë këpucë që i pëlqejnë shumë dhe që kushtojnë 800 euro. Ai erdhi dhe ma kujtojë. Gjeja e parë që do të bëj nesër në mëngjes (sot) është t’I blej këpucët. Më vjen keq për De Rossin, tani ai do të qëndrojë me ne, në ekipin e parë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA