Mauricio Pochettino anashkalon zërat për kalimin e tij në stolin e Manchester United. Trajneri i PSG-së deklaroi se tashmë është mësuar të bashkëjetojë me zërat e merkatos.

“Unë te Manchester United? Kam kontratë që nuk skadon në fund të sezonit por në vitin 2023. Dhe jam shumë i lumtur në Paris. Nuk jam fëmijë, e kam kaluar gjithë jetën time në botën e futbollit. Jemi të detyruar të bashkëjetojmë me thashethemet. E kuptoj në mënyrë perfekte se çfarë po ndodh. Jam u lumtur te PSG dhe do të jap 100%. E respektoj klubin tim dhe ajo që bën një klub tjetër nuk më përket. Nuk dua të them fjalë të tjera që të mos keqkuptohem. E duam PSG-në, është fantastike që jam këtu. Jemi të parët në Ligue 1 dhe luftojmë me Manchester City-n në Champions.”

Një emër tjetër që qarkullon për të pasuar Solskjaerin është Ernesto Valverde, ish-trajner i Barcelonës. Mediet raportojnë që drejtuesit e “Djajve të Kuq” e duan spanjollin trajner të përkohshëm deri në përfundim të sezonit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA