Që Manchester United të gjejë një trajner të ri pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer ka dalë në skenë agjenti me famë botërore Jorge Mendes që është edhe menaxheri i Cristiano Ronaldos.

Duke iu referuar raportimeve të mediave angleze, Jorge Mendes po sponsorizon fuqishëm kalimin në Old Trafford për të marrë vendin e Solskjaer të spanjollit Julen Lopetegui.

Ky i fundit aktualisht është në drejtimin e Sevillas por nëse Manchester United do t’i ofronte stolin mund të zgjidhte me konsensus kontratën me andaluzianët. Dy alternativat e tjera për të marrë drejtimin e Manchester United janë Zinedine Zidane dhe Ole Gunnar Solskjaer.

Top Channel