Donaldi dhe Bora u bënë sërish temë diskutimi këtë të martë në Big Brother Vip.
Semi i ka kërkuar falje për gjithë pjesët që ka ndikuar tek marrëdhënia e tyre, duke theksuar se do që të jenë bashkë.
Në videot e transmetuara, Donaldi tha se ishte vetëm dhe jo në lidhje, ndërsa Semi i është kundërvënë duke i thënë se është në një lidhje.
“E ndjej veten shumë keq, Borën kam 15 vite që e njoh, në lidhje me Donaldin. E kam parë në herën e fundit që e kam bërë të ndihet keq, por i kam xhan dhe dua të jenë me njëri-tjetrin dhe dua që ta sqarojnë. Por i kam kërkuar falje, por nuk do të merrem me këtë gjënë. Donaldi me Borën nuk takoheshin dhe kam qenë ajo që e kam shtyrë këtë që të sqarohen”, tha Semi.
Ndërsa Donaldi tha se nuk do që të flasë për marrëdhënien mes tij dhe Borës, sepse është shumë personale.
“Nuk dua të jem në qendër të vëmendjes për këtë gjë. Unë e thashë që e dija pak a shumë pjesën e Semit këtu brenda, por nuk mendoj që këtë e ka bërë për lojë. Semi është protektive ndaj shoqes së vet dhe nuk ka pse e bën kundrejt meje. Më bën të ndihem keq, e vetmja gjë që më bën të dyshoj është që nuk më vlerëson si Donald, por si i dashur i shoqes së vet, unë duroj por vjen një moment që duhet të them stop dhe ka ardhur koha të mendoj për veten time. S’dua ta hap këtë temë, është e imja personale se nuk dua të flas për këtë gjë”, tha Donaldi.
Top Channel